Foto: Ilustrim

Rrahje në Prishtinë, Lëndohen Dy Vajza

Dy vajza kanë marrë lëndime trupore në një rrahje masive, e cila ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.

Raporti i Policisë për ngjarjen nuk sqaron motivin e konfliktit, por flet për pasojat e ngjarjes, ku të përfshirë ishin pesë persona, tre prej të cilëve vajza.

“Dy femra janë lënduar gjatë këtij incidenti ndërsa Policia po heton shkaqet”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.

Ajo ka sqaruar se 34-vjeçi me inicialet I.H., dhe 45-vjeçja me inicialet N.H. i kanë sulmuar fizikisht 39-vjeçin F.B., 19-vjeçen E.B. dhe 49-vjeçin R.B.

Sipas Ahmetit i dyshuari si shkaktues i rrahjes, personi me inicialet I.H., është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje.