Rrahje në Klinë: Një i lënduar, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në komunën e Klinës, të cilët pas një përleshje i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për KALLXO.com se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokurori kujdestar ka marrë aktvendim për ndalim për dy persona të përfshirë në këtë rast, njërin për dyshime se ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, kurse një tjetër për pjesëmarrje në rrahje. Nga kjo përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com.