Foto: Ilustrim

Rrahje në Gjakovë Pas Zënkës në ‘Facebook’

Një rast i rrahjes pas një zënke në “Facebook” ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas Policisë, gjashtë të dyshuar pas një zënke verbale përmes “Facebook”-ut  janë takuar dhe janë rrahur mes vete.

Njëri nga ta është goditur  me thikë në kokë me ç’ rast ka pësuar lëndime trupore.

Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në rr. “14 Qershori” rreth orës 16:20.

Rasti po trajtohet si prishje e rendit dhe qetësisë publike dhe lëndim trupor.