Ilustrim

Rrahje në Gjakovë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovës pas një rrahje që kishin mes vete.

Sipas policisë, lëndime trupore nga kjo rrahje kanë pësuar katër të dyshuarit të cilët janë përfshirë në këtë rrahje dhe një person tjetër i cili ka tentuar që t’i ndajë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajte për 48 orë.