Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrahje mes tre personash pas një mosmarrëveshjeje

Tre persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dedaj të Prizrenit dje rreth orës 15:30.

Sipas Policisë, si pasojë e kësaj përleshjeje njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti, i cili po trajtohet si lëndim i rëndë trupor, vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.