Ilustrim

Rrahje mes të miturve në Lipjan, përdoren edhe thikat

Dy të mitur janë arrestuar nga policia në Lipjan për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit të moshës së mitur, kanë kanosur një person, po ashtu të moshës së mitur.

Të miturit e përfshirë në këtë rast, janë nxënës të shkollës së mesme.

Policia ka njoftuar se nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një shufër e metalit.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, në prani të punëtori të QPS-së, me vendim të prokurorit janë dërguar për 24 orë në qendrën e mbajtjes.