Ilustrim

Rrahje mes nxënësve brenda një shkolle në Podujevë

Një rrahje mes disa nxënësve të moshës së mitur është raportuar të ketë ndodhur para dy ditëve në një shkollë në Podujevë.

Policia ka njoftuar se në rrahjen e cila ka ndodhur brenda objektit të shkollës, janë përfshirë gjashtë nxënës të moshës së mitur.

Si pasojë e rrahjes, një person ka marrë tretman mjekësor në QMF në Podujevës, ndërsa pesë të tjerë të dyshuar, pas intervistimit, në prani të prindërve dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.