Foto: Ilustrim

Rrahje mes dy personave në Istog

Një person ka mbetur i lënduar pasi është rrahur fizikisht me një tjetër i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në Istog dje rreth orës  13:20.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, kanë ardhur deri te rrahja dy të dyshuarit të cilët janë duke vuajtur   dënimin.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas PK-së, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor . Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.