Pamje nga Malisheve

Rrahje mes dy familjeve në Malishevë, një i lënduar

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje në lidhje me një kontest familjar.

Policia ka sqaruar se rreth orës 7 të mëngjesit të djeshëm në Malishevë, pesë persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur për shkak të një kontesti familjar midis dy familjeve.

Nga rrahja një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Dy nga pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

13 Maj 2019 - 12:29

Adelina Ahmeti 13/05/2019 - 12:29
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend