Ilustrim

Rrahje masive në Istog, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar katër persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Istog.

Policia ka sqaruar se të dyshuarit të komunitetit ashkali pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar katër persona, dy meshkuj një grua të komunitetit serb dhe një grua tjetër të komunitetit egjiptian.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.