Klina

Rrahja në Klinë: Policia jep detaje, një i dyshuar në arrati

Gjatë ditës së sotme, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të përfshirë katër persona të  dyshuar dhe një person viktimë .

Policia ka sqaruar, se e gjitha kishte ndodhur pas një fjalosje dhe më pas, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një thikë, ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë.

“Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve Në Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe krim teknika e këtij njësiti rajonal.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘ Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

https://kallxo.com/detaje-nga-rrahja-ne-kline-gjate-perleshjes-i-kepusin-gishtin/

Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës.

“Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është nën kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë.