Rrahet shqiptari në veri të Mitrovicës

Një qytetar shqiptar është sulmuar nga një grup i personave në veri të Mitrovicës.

Sipas Policisë, viktima ka qenë duke lëvizuar me biçikletë në drejtim të Suhodollit dhe në afërsi të vendin të njohur si ‘tre soliterat’ është sulmuar nga një grup i disa personave, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka qenë duke lëvizur me biçikletë ne drejtim te Suhodollit dhe ne afërsi te tre soliterat, një grup prej disa personave e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Njësiti patrullues e ka dërguar viktimën në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë për tretman mjekësore, dhe i njëjti është dërguar për në Prishtinë.”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan KALLXO.com

Policia në vend të ngjarjes ka gjetuar dhe konfiskuar mjetin e dyshimtë, boks.