Cristiano Ronaldo - Foto: Rtv21

Ronaldo: Nuk do ta Rinovoj Kontratën me Realin

Cristiano Ronaldo ka demantuar raportimet se është duke kërkuar nga Reali për t’ia vazhduar kontratën me një rritje page të përafërt me ato të Lionel Messit dhe Neymarit.

CR7 pas ndeshjes me Tottenhamin, të cilën Reali e ka humbur mbrëmë 1:3 në Wembley, ka thënë që është i kënaqur me kontratën aktuale që ka me klubin madrilen.

“Jam shumë mirë te Real Madridi. Kam edhe katër vite kontratë dhe nuk dua të rinovoj”, ka deklaruar portugezi për BeIN Sports pas ndeshjes.

Me gjashtë gola të realizuar, Ronaldo është kryegolashënuesi i Ligës së Kampionëve këtë vit, derisa Reali është në vendin e dytë në Grupin H me shtatë pikë, tri më pak se kryesuesi Tottenham. /21Media