Rita Ora | Foto: Atdhe Mulla

Rita Ora me Video 15 Minutëshe nga Udhëtimi në Kosovë

Këngëtarja me renome botërore, e lindur në Prishtinë, Rita Ora, udhëtimin e saj në Kosovë ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj.

Pamjen e zbritjes nga aeroplani, disa momente nga vallëzimi i Valles së Rugovës, momente me shoqërinë e saj, të gjitha këto këngëtarja me famë botërore i ka vendosur në një video 15 minutëshe të postuar në kanalin e saj zyrtar në “Youtube”.

Rita Ora, më 17 shkurt ishte në Kosovë, e ftuar që të performojë për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Përveç videos 15 minutëshe, Rita Ora në rrjetin social “Twitter” ka bashkangjitur linkun e udhëtimit të saj me mbishkrimin “Kosova ishte aq e paharrueshme dhe jam mirënjohëse që performova prapë në shtëpi. Faleminderit të gjithë juve shumë, e vlerësoj. Shikoni videon e plotë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.

https://www.youtube.com/watch?v=VFib1AWPwVg

27 Shkurt 2018 - 20:45

Adelina Ahmeti 27/02/2018 - 20:45
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend