Rita Ora gjatë pranimit të "Hyjneshës në Fron" nga Kryeministri Ramush Haradinaj, Foto: Instagram/ Rita Ora

Rita Ora falënderon Kosovën për mbështetje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka falënderuar të gjithë popullin shqiptar, për mbështetjen e vazhdueshme që po i jepet asaj.

Me anë të një shkrimi në llogarinë e saj në “Instagram”, Ora ka shkruar se ndihet e nderuar nga marrja e simbolit “Hyjnesha në Fron”, të cilën i dhuroi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Faleminderit nga Kryeministri i Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme me të famshmit e talentuar kosovar.  Faleminderit që më prezantuat me këtë simbol të mrekullueshëm të Prishtinës, të titulluar “Hyjnesha në Fron”. Ndihem e nderuar nga mbështetja e shtetit”, ka shkruar Rita Ora.

Një dhuratë tjetër nga kryeministri Haradinaj, Rita Ora e kishte pranuar më 17 shkurt të këtij viti, në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Në 10 vjetorin e pavarësisë, Kosova është shumë me fat, ka ardhur ylli ynë i Kosovës, e falenderoj nga zemra për ardhjen, me uru pavarësine me artin aq të mirë të muzikës”, pati thënë Haradinaj.

Rita Ora ishte shprehur se shpreson që gjatë gjithë kohës të bëjë krenarë, popullin e Kosovës.

https://kallxo.com/haradinaj-pret-rita-oren-nje-dhurate/