Rita Ora dekorohet me Medaljen Presidenciale Jubilare - Foto: Presidenca e Kosovës

Rita Ora Dekorohet me Medaljen Presidenciale Jubilare

Presidenti e Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar këngëtaren me famë botërore e origjinë nga Kosova, Rita Orën, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Presidenti ka vlerësuar se në ëë këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë.

“Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

“Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, ka shkruar presidenti.

http://kallxo.com/performanca-e-rites-neper-fotografi/

Në koncertin për dhjetëvjetorin e pavarësisë, këngëtarja e njohur mblodhi mbrëmë në kryeqytet mijëra adhurues të saj, ndërsa doli e veshur kuqezi.