Rita Ora | Foto: Atdhe Mulla

Rita Kuqezi në Festën e Pavarësisë

Rita Ora e veshur kuqezi ka dalë në koncertin e dhjetëvjetorit të pavarësisë në Prishtinë.

Mijëra njerëz janë mbledhur për ta ndjekur performancën e saj.

Pas këndimit të këngës “Shine Your Light”, ajo uroi dhjetë vjetët e pavarësisë duke thënë se nuk flet mirë shqip, por do të angazhohet për t’u ndihmuar shqiptarëve.

Ajo më pas e vallëzoi “Vallen e Shotës”, duke e paralajmëruar këtë si befasi dhe me fjalët “ A jena a s’jena shqiptarë”.