Ramush Haradinaj -kryeminister

Ripërsëritë Haradinaj: Prokurori Blakaj është hajn

Në konferencën e tij pas mbledhjes së qeverisë Ramush Haradinaj ka folur për qëndrimin e tij rreth listave të veteranëve dhe dorëheqjes së prokurorit Blakaj,

“Unë jam kundër qe dikush që nuk është veteran të jetë në lista, por nuk jam që dikush që është hajn e di pse është hajn sepse atij krejt kushtet ia kemi ofruar, krejt lëndët ia kam dhanë, e nëse ky është kërcënim, mohim i drejtësisë, kjo nuk qëndron, është rrene ajo çka ka thanë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur për qëndrimin e prokurorit në zyrën e tij duke thënë se këtë ja kishte mundësuar ai. “Në fund e ka gjuajt fajin, ky është hajn bre, ky so profesionist. Krejt po donë me u bo si Tomë Gashi përmes mediave, zhurmave me u bo e madhe” ka thënë Haradinaj.