Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

Rinumërim për 692 Kuti Votimi për Kuvendet Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi që t’i dërgojë në rinumërim 692 kuti me fletëvotime për asamblenë komunale.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, tha se janë 524 vendvotime të cilat nuk kanë mundur të kalojnë auditimin dhe shihet që një numër i madh i tyre kanë problem me vota.

“524 vendvotime të cilat nuk kanë mundur të kalojnë auditimin dhe shihet që një numër i madh i tyre kanë probleme me vota nga raporti i auditimit. Kemi raste tjera 196 vendvotime që kanë probleme me një votë. Sistemi nuk e lejon asnjë votë më tepër se s që ka subjekti asnjë votë më tepër për kandidatët. Në total janë 524 vendvotime. Prej tyre 52 vendvotime kanë mospërputhje me formularë përputhjes së të dhënave dhe rezultateve ndërsa 640 vendvotime kanë mospërputhje ose rezultatet nuk janë shënuar saktë për votat e kandidatëve”, tha Ahmetaj.

“Në raportin e QNR-së, rezulton që 221 vendvotime, sigurisht janë të listuara edhe numri i votave. Nga 221 janë 53 vendvotime që janë në raportin e parë. Që do të thotë që janë gjithsej 168 vendvotime që në total janë 692 vendvotime të cilat nuk mund të kalojnë auditimin”, tha ai.

Raporti nga Auditimi i vendvotimeve per Kuvend Komunal.

Sipas QNR planifikohet që brenda një dite të rinumërohen 120 kuti votimi.

Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror Zgjedhor, publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 22 qershorit.