Rinia e Vushtrrisë Organizon ‘ÇajFestin’

Në qytetin e Vushtrrisë është mbajtur sot dita e parë e festivalit të cajit.

Këshilli i Veprimit Lokal në Vushtrri, në bashkëpunim me  Komunën e Vushtrrisë kanë organizuar festivalin ‘ÇajFest’ i cili ka filluar të mbahet përballë kalasë së qytetit.

Ky festival sipas njoftimit sot është mbajtur nga ora 13:00 deri në orën 22:00, ndërsa në dy ditët në vazhidm do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 22:00.

Nën noton ‘Ngrohe veten me një çaj dhe dhuro ngrohtësi për familjet në nevojë’, Këshilli i Veprimit Lokal në Vushtrri ka organizuar këtë festival tre ditor, me qëllim që mjetet monetare të cilat mblidhen në këtë festival, të dhurohen për familjet në nevojë.

Në këtë festival përveç qytetarëve, kanë marrë sot pjesë edhe Kyetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kryetari i Kuvendit Komunal Nasuf Aliu, dhe shumë zyrtar të tjerë të Komunës së Vushtrrisë.

Nasuf Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Vushtrri përmes një postimi në facebook ka thënë se çaji është traditë e Komunës së Vushtrrisë.

‘Ky event na ngrohi trupin dhe shpirtin, sepse promovoj zakonin dhe po zhvillon humanizmin.Me arsye në Vushtrri, sepse e kemi traditë si konsumatorë, dhe kemi kompanitë e vetme në Kosovë dhe më të mëdhat që furnizojnë me çaj’, ka shkruar Aliu në postimin e tij në facebook.

Ky festival ëshhtë organizuar nga KVRL në Vushtrri, në partneritet me Komunën e Vushtrrisë, dhe disa komapnive të tjera.