Rikthehet në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj tragjikomedia ‘Kur hana del”

Shfaqja “Kur hana del” me tekst të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit, do të jepet sot reprizë, më 28 mars 2019, në ora 20:00 në Teatrin ‘Adriana Abdullhau” të qytetit të Ferizajt.

Shfaqja shtjellon ngjarjet e vendosura në një spital psikiatrik, dhe ndërtohet mes dy simboleve, hënës (që simbolizon luftën, tragjedinë, errësirën) dhe diellit (që simbolizon shpresën, jetën, lirinë).

Drama në një farë mënyre është një kronologji e cila ka përcjellë fatin historik të popullit shqiptar, që autori e pasqyron që nga tradita shekullore shqiptare, deri te triumfi me pavarësinë e Kosovës.

Në shfaqje luajnë: Ali Krasniqi, Edona Berisha-Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraqi, Gresa Gashi, Ekrem Jakupi.