‘Riciklohen’ zgjedhjet për rektor në Universitetin e Prizrenit, zgjedhet Ismet Temaj

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit, që udhëhiqet nga një anëtar i NISMA Socialdemokrate, ishte plotësisht i parashikueshëm në zgjedhjet për rektor.

Gjashtë anëtarë nga shtatë sosh të bordit drejtues votuan  për rektor të universitetit, një kandidat që fillimisht ishte zgjedhur rektor vitin e kaluar mirëpo zgjedhja iu kontestua.

Edhe pas dështimit të atyre zgjedhjeve, i njëjti kandidat ishte zgjedhur Ushtrues Detyre i rektorit për ta mbajtur atë pozitë deri më sot kur zgjedhjet u përsëritën.

Zgjedhjet për rektor në këtë universitet kanë pasur ngjyrime të mëdha politike me akuza për ndikim të drejtpërdrejtë të partisë Nisma SocialDemokrate, nga e cila vjen edhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

KALLXO.com e përcolli votimin drejtpërdrejt.

Pas votimit, anëtarët e bordit shkuan për t’ia uruar zgjedhjen Temës.

Anëtarët e Bordit duke uruar Ismet Temajn për pozitën e rektorit.

Përpos Temajt, kandidatë pë rektor ishin edhe  Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti.

Këta kandidatë u intervistuan të hënën ndërsa votimi për rektor nuk u mbajt deri sot. Kjo u bë me arsyetime se anëtarët  e bordit janë në vizita zyrtare.

Edhe sot, Ragip Gjoshi, njëri nga anëtarët e bordit mungoi për shkak se u tha se ishte në udhëtim

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për parregullsitë në zgjedhjet për rektor dhe ndikimet politike.

‘Kthetrat’ e politikës në Universitetin e Prizrenit