Rezultatet preliminare sipas DnV-së për zgjedhjet në Veri

Grupi i organizatave jo- qeveritare, “Demokracia në Veprim” ka nxjerrë rezultatet e para preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura gjatë ditës së sotme në katër komunat në Veri të vendit.

“Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë”, thuhet në njoftimin e DnV-së.

DnV ka njoftuar edhe për rezultatet në 85 për qind të vendvotimeve të numëruara dhe janë si më poshtë:

“Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)”, thuhet në njoftimin e DnV-së.