Millo Gjukanoviq - Foto: Rtv21

Rezultatet e Para, Prin Bindshëm Gjukanoviq

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit shtetëror zgjedhor, në zgjedhjet e sotme presidenciale në Malin e Zi prin kandidati i DPS, Millo Gjukanoviq, me 55. 9 për qind të votave.

Kandidatët e tjerë pas numërimit të 10 për qind të votave, kanë fituar si në vijim: Mladen Bojaniq nga pjesa më e madhe e opozitës 34.1%, Draginja Vuksanoviq nga SDP 5.5%, Marko Milaçiq përfaqësuesi i Prave Crne Gore 3.5%, Hazbija Kalaç nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit 0.5%, Dobrilo Dedeiq përfaqësuesi i Koalicionit të serbëve 0.3% dhe Vasilie Miliçkoviq nga grupi i qytetarëve 0.2%.

Ndryshe në ora 20:00 janë mbyllur vendvotimet në Malin e Zi, ku gjatë ditës qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet presidenciale, të tretat këto pas shpalljes së pavarësisë së vendit./21Media