Foto: Kallxo.com

Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë, të enjten në Kuvend

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten për të miratuar rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë.

Kryesia e Kuvendit sot ka vendosur që deputetët të mblidhen këtë të enjte për të miratuar këtë rezolutë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit tha para mediave se të enjten do të themelohet një komision shtetëror që do ketë mision hulumtimin e gjenocidit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ditën e enjte do ta kemi rezolutën për gjenocidin për të vazhduar më pas me vendimin për themelimin dhe ndërtimin e Muzeut të gjenocidit që do jetë propozim i Kuvendit, do të jetë Muze i gjenocidit mbi qytetarët e Kosovës dhe memorialin e dëbimit qe do simbolizoj ikjen masive të qytetarëve tanë, e që do jetë tek stacioni i Trenit në Prishtinë”, tha Veseli në konferencën për media.

Veseli përmes kësaj konferencë ka kërkuar mbështetje nga të gjithë deputetët e partive politike në Kuvend.

“Ky është mision që i takon gjeneratës sonë dhe Kosovës që të faktoj gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë”, tha Veseli.

Sipsa tij, krijimi i këtij tribunali do të merr kohë, pasi që do duhet të dokumentohen krimet e supozuara.

“Ky tribunal do të merr kohë, do të dokumentohen, faktohen, nuk do ketë vetëm pretendime e emocione do ketë qindra dëshmi, dëshmitar e aktakuza për gjenocidin e kryer në Kosovë”, us hprehë tutje Veseli.

Ndërsa Bilall Sherifi nga Nisma, që ka qenë edhe anëtar i komisionit Ad Hoc për përgatitjen e rezolutës tha se e kanë kryer punën e tyre.

“Jam në cilësinë e kryesuesit të lomisionit Ad Hoc, për rezolutën e gjenocidit në Kosovë, komisioni ka përfunduar punën e vet e ka dërgu në kryesi dhe kryesia mori vendim që pika për rezolutën e propozuar nga komisioni ad Hoc ë jetë në rend dite ditën e enjte”, tha në mes tjerash deputeti Sherifi.

Tash e disa javë, Kadri Veseli ka prezantuar idenë e krijimit të një tribunali ndërkombëtar që do të hetojë krimet e Serbisë në Kosovë.