Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e Behgjet Pacollit

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, tha se skandali i radhës i ministrit të Punëve të Jashtme është mos-prezenca në seancë

“Mendoj që në vargun e skandaleve që jemi thirr t`i diskutojmë është vetë mos prezenca e ministrit të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Kosovës. Ky është skandali i radhës”, tha Selimi.

Selimi tha se nuk është e vërtetë që Pacolli nuk ka mundur të jetë prezent në seancë shkaku i një agjende më të rëndësishme.

“Nuk është e vërtet se nuk ka kohë me qenë këtu. Nuk është e vërtetë që është diku në një agjendë më të rëndësishme se këtu. Fiks nië javë ditë kishte kohë të priste në Dubai për ta dhënë një intervistë në fundin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit”, tha ai.

Sipas Selimit kryeministri duhet ta shkarkoj Pacollin nga detyra si ministër.

“Kryeministri shkoj, shpresoj që të ketë shkuar ta marr një vendim të duhur. E vendimi i duhur është shkarkimi i menjëhershëm i këtij ministri”, tha ai.

Gjithashtu në fund të fjalimit Selimi tha se “zgjedhjet janë zgjidhja”.