Rexhep Selimi: E Keqja Do Të Vazhdojë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një intervistë për KallxoLive ka folur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht për zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një intervistë për KallxoLive ka folur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht për zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Selimi tha në intervistën për Faik Ispahiun se sot në krye të Kuvendit u vendos një person që, sipas tij, cilësohet si njeri i nëntokës. Ai tha se nga gjithë kjo punë nuk do të ketë “hajr” .

“Deri këtu ka degjeneruar demokracia saqë në krye të organit më të lartë legjislativ vjen njeriu më i përfolur si kreu i nëntokës që ka udhëhequr një organizatë ilegale dhe është i përfolur për aktivitetet e tij jo ligjore dhe jo vetëm”, ka thënë Selimi.

I pyetur se kush prishi marrëveshjen në mes të LVV-së dhe partive tjera që ishin pjesë e bllokut, përfshirë edhe LDK-në, Selimi nuk dha përgjigje konkrete mirëpo tha se kjo e fundit ka tradhtuar përkrahësit e saj të cilët i kanë dhënë votën.

“Të tradhtuar ndihen votuesit e LDK-së nga kreu i saj sepse Isa Mustafa. Ai nuk na ka tradhtuar ne por votuesit e LDK-së”, tha Selimi.

Rreth vendimit të Vetëvendosjes për lëshimin e sallës pas zgjedhjes së Kadri Veselit në krye të Kuvendit, Selimi tha se kjo ndodhi pasi që partia e tij konsideron se ishte gabim që në krye të legjislaturës së re të vijë një personalitet i përfolur.

“Kadri Veseli njihet si kreu i SHIK-ut dhe në CV e tij do të duhej që kjo të ishte boshti i tij”, tha ai.

Selmi tha se Vetëvendosje do të jetë një opozitë edhe më e fuqishme gjatë legjislaturës së re ndërkaq tha se pritshmëritë për udhëheqësinë e re të kësaj legjislature janë vetëm një vazhdim i së keqes sidomos në bisedimet me Serbinë, privatizimin dhe keq menaxhimin e shtetit.

Më tutje, Selimi theksoi se  VV nuk ka pasur asnjëherë ambicie për poste e as për pozita por, sipas tij, kushtet kanë qenë për ndryshimin e  kursit të shtetit dhe ato “ishin përcaktuar mjaft mirë në marrëveshjes që kishin pasur me LDK-në, AAK-në dhe NISMA-n”.

08 Dhjetor 2014 - 14:02

Mimoza Kqiku 08/12/2014 - 14:02
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend