FOTO - RESUL SINANI - FCB

Resul Sinani largohet nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt

Anëtari i Partisë Nsima Socialdemokrate, Resul Sinani ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Largimin e tij nga kjo parti Sinani e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, duke mos dhënë arsyje për largimin e tij.

“Përmes këtij statusi, ju njoftoj për largimin tim nga Partia Nisma Socialdemokrate”, ka shkruar Sinani.

Sinani ishte bërë pjesë e partisë Nisma në fillim të vitit 2018.

Për largimin e Resul Sinanit nga partia, KALLXO.com ka kontaktuar me Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.