Vërshimet në fshatrat e komunës së Vushtrrisë (5 mars 2018), Foto: Komuna e Vushtrrisë

Reshje shiu për 72 orë, në këto zona të Kosovës priten përmbytje e rrëshqitje dheu

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka parashikur se do të ndodhin vërshime për shkak të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten më 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme, njofton Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në profilin e saj në Facebook.

Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.