Reperi “Fero” pranon fajësinë për përdorim të drogës

Reperi Feronit Shabani i njohur si Fero, në seancën e mbajtur sot ka pranuar fajësinë për përdorim të narkotikëve, përkatësisht marihuanë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit Blerim Igrishta.

“Po sot është mbajtur seanca. I njëjti ka pranuar fajësinë për përdorim të narkotikëve në Lipjan. Nesër nga ora 9 në mëngjes është shpallja e vendimit në lidhje me të njëjtin”, tha Igrishta për KALLXO.xom.

Vitin e kaluar Fero ishte arrestuar për posedim të substancave narkotike.

Të njëjtit i ishin gjetur 13.2 gram narkotikë.

Seanca është mbajtur në Lipjan