Mbledhja e Senatit | Foto: KALLXO.com

Rektori Pa Përgjigje për Pasojat e Përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit

Në fund të mbledhjes së Senatit u përmend përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit Regjistri Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

I shqetësuar me përjashtimin tha se është Shaban Qerkininjëri nga studentët pjesë e Parlamentit Studentor.

“Ne si studentë jemi shumë të shqetësuar nga vendimi i EQAR për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit. Unë nuk dëgjova asnjë fjalë për këtë nga Senati”, tha Qerkini.

Ai pyeti çka do të ndodhë me studentët.

Rektori Marjan Dema tha se aktualisht nuk ka përgjigje për pasojat nga përjashtimi.

“Me të vërtet ka qenë një lajm jo i mirë përjashtimi i AKA-s nga EQAR. Aktualisht nuk mund të jap përgjigje dhe sigurisht prorektori për cilësi do të japë një qasje për këtë dhe do të merret me këtë se cilat do të jenë pasojat nga kjo”, tha Dema.

Dekani i Fakultetit Filozofik Bujar Dugolli tha se Universiteti i Prishtinës duhet të reagojë në raste të tilla.

“Unë mendoj që UP-ja dhe Senati duhet të reagojë në kohë të tilla. Ky nuk është lajm i mirë, është lajm i keq”, tha Dugolli.

KALLXO.com shkroi dje për përjashtimin e Kosovës nga kjo organizatë ndërkombëtare.

http://kallxo.com/agjencia-kosovare-e-akreditimit-perjashtohet-nga-nje-organizate-nderkombetare/