Rektori Kosumi mbjell një ulli në oborrin e Universitetit të Podgoricës

Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi ka mbjellë një fidan ulliri në oborrin e Universitetit të Podgoricës, në Mal të Zi.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook se gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Rektorëve, ka mbjellur një ulli në oborr të universitetit.

“Gjatë pjesmarrjes sime në Konferencën e Rektorëve të Europës Juglindore në Universitetin e Podgoricës, rektori i nderuar Danillo Nikoliq ma mundësoi të mbjell një ulli në oborrin e Universitetit. Le të rrojë ai ulli i paqes qindra vjet. BK”, ka shkruar rektori Kosumi.

KALLXO.com kishte raportuar për pjesëmarrjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema dhe rektorit të Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi në Konferencën e Rektorëve të Europës Juglindore.

Ky ishte Forumi i Katërt i Rektorëve të Europës Juglindore dhe Bakllkanit Perëndimor, i cili u mbajtë në Universitetin e Malit të Zi në Podgoricë.