Agron Bajraktari, Rektor në Universitetin e Ferizajt. FOTO :USHAF

Rektori, aksionar në biznesin milionësh

Rreth 360 mijë euro është vlera totale e pasurisë së paluajtshme e njërit prej rektorëve të universiteteve publike në Kosovë.

Agron Bajraktari, rektor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka një pasuri që prek milionin sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Bajraktari përveq se punon si rektor në USHAF, është edhe 50 përqind aksionar i biznesit  ‘Bajraktari’, për të cilin ka deklaruar se ka vlerë kapitale prej 2 milionë e 165 mijë e 500 euro

Sipas këtij deklarimi ai posedon një banesë 90 mijë euro, një shtëpi 50 mijë euro dhe një  shtëpi tjetër në vlerë prej 220 mijë euro.

Ai po ashtu ka dy vetura njëra në vlerë prej 9 mijë euro, tjetra 14 mijë euro

Bajraktari ka deklaruar të hyrat vjetore, ku si duket e ka përshkruar rrogën mujore si rektor që është 2 mijë e 581 euro e 15 cent.

Ndërsa rroga e bashkëshortes arrin  4 mijë e 939 euro në muaj.

Bajraktari nuk ka deklaruar para të gatshme apo borxhe.