Foto Arkiv - Ilustrim

Rekord Aksidentesh

41 aksidente pa të lënduar, 28 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet ky është bilanci i aksidenteve në 48 orët e fundit

Sipas raportit policor gjatë dy ditëve gjithsej janë raportuar 70 aksidente.

Aksidentet e raportuara, nuk prekin vetëm ato aksidente mes makinave por edhe me këmbësorë.

Policia  e Kosovës, në një njoftim para disa ditësh ka treguar se vetëm në periudhat Janar- Qershor të këtij viti kanë ndodhur gjithsej 8073 aksidente, 212 aksidente më pak se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në njoftim policia ka apeluar tek drejtuesit e veturave që të kenë kujdes në trafik dhe ti përmbahen rregullave të trafikut.