Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Rekomandohet anulimin e konkursit për Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka rekomanduar kryesisë së Kuvendit të Kosovës anulimin e konkursit për pozitën Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Për pozitën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë aplikuar njëmbëdhjetë persona nga të cilët katër kanë kaluar në listën e ngushtë, të intervistimit.

Jeton Arifi, Muharrem Mustafa, Bujar Sadiku dhe Nexhat Jashari ishin katër kandidatët që ditën e marte ju nënshtruan procesit të intervistimit.

Ky proces i rekrutimit është zhvilluar nën mbështetjen e ekspertëve nga Ambasada Britanike si dhe është monitoruar nga BIRN dhe disa organizata të tjera të shoqërisë civile.

Pas procesit të intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve gjatë ditës së sotme ekspertët nga Ambasada Britanike kanë dalë me një njoftim se pas intervistimit të kandidatëve kanë ardhur në përfundim se asnjë nga kandidatët e sipërpërmendur nuk është i kualifikuar për pozitën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Partnerët Zbatues konsiderojnë se asnjëri nga kandidatët nuk kualifikohet për t’u emëruar në këtë pozitë”, thuhet në njoftimin nga ekspertet e Ambasadës Britanike.

Pas njoftimit të eksperteve nga Ambasada Britanike edhe Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e sotme me vota shumicë ka dhënë rekomandim për anulimin e këtij procesi.

Në ditët në vazhdim pritet që Komisioni rekomandimin e dhënë ta dërgoj tek Kryesia e Kuvendit të Kosovës të cilëve ju mbetet të vendosin kundrejt këtij rekomandimi.

Dje shtatë organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar që të anulohet përzgjedhja e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, pasi dyshojnë se dy prej 11 kandidatëve, janë të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

https://kallxo.com/lidhja-politike-ojq-te-kerkojne-anulimin-e-perzgjedhjes-se-komisionerit-per-informim-dhe-privatesi/