Blerim Reka. Foto: Kallxo.com

Reka: Pezullimi i taksës, forcë negociatore për Kosovën

Kandidati shqiptar i pavarur për President të Maqedonisë së Veriut ka komentuar tarifën doganore që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe boshnjake.

Sipas Blerim Rekës, fakti që shtetet fqinje të Kosovës po kërkojnë pezullimin e taksë, kjo tregon që efekti i taksës është arritur.

“Nëse  ShBA ose nunët e Pavarësisë së Kosovës të këshillojnë miqësisht që ta tërheqësh taksën sepse është arritur efekti pozitiv dhe bile ata nuk thanë të abrogosh por ta pezullosh përkohësisht, atëherë konsideroj se i jep një forcë negociatore palës kosovare. Ajo qeveri që në mënyrë sovrane e ka vendosur taksën, ajo në mënyrë sovrane e pezullon dhe nëse nuk është e kënaqur e rikthen”

Ai poashtu komentoi çështjen e lëvizjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova i ka kufijtë e saj të përcaktuar me Kushtetutën e saj, me deklaratën e pavarësisë dhe si shtet u krijua më 17 shkurt 2008 në këta kufij. Një nga parimet kryesore është sovraniteti dhe pacënueshmëria e integritetit territorial. Nuk besoj që koncepti për ndryshimin e kufijve mund të kalojë jashtë procedurave dhe jashtë kornizës konstitucionale dhe institucionale të Kosovës”

“Kosova si shtet sovran ka të drejtë të imponojë edhe tarifa doganore, taksa saherë që konsideron që sovraniteti i saj ekonomik, politik, cënohet nga një shtet.Tarifat janë mjete retorzive, shumë të njohura dhe mjete të reciprocitetit që i aplikon çdo shtet sovran. Vendimi si vendim në momentin që u apliku ishte reagim ndaj asaj që Serbia bën që sa vite”, tha ai.

Në këtë intervistë, Reka flet për politikën në Maqedoni, ai komenton edhe aktualitetin politik në Kosovë e Shqipëri.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: