Nga një gjykim i Nuhi Ukës| Foto: KALLXO.com

Refuzohet Kërkesa për Paraburgimin e Nuhi Ukës

Prokurori italian i EULEX-it Danilo Ceccarelli kishte bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit para tri ditësh ndaj Nuhi e Ramadan Ukës nën pretendimin e ndikimit në dëshmitarë, mirëpo kjo kërkesë është refuzuar nga gjyqtari.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Nuhi Ukës, Tahir Rrecaj.

“Është refuzuar kërkesa për paraburgim për Nuhi dhe Ramadan Ukën. Nuhi Ukës gjithashtu i është hequr masa e paraqitjes në stacion policor, ndërsa i është vazhduar masa e ndalimit të afrimit të bashkëpandehurve dhe dëshmitarëve të rastit,” tha Rrecaj për KALLXO.com.

Nuhi Uka dhe Ramadan Uka  janë pjesë e aktakuzës së bashku me Azem Sylën dhe 20 persona të tjerë lidhur me tjetërsimin e ish-pronave shoqërore në Çagllavicë e Llapnasellë.

http://kallxo.com/aktakuze-kunder-azem-syles-dhe-te-tjereve/

Për kërkesën që Nuhi e Ramadan Uka të paraburgosen, KALLXO.com shkroi të martën.

http://kallxo.com/kerkohet-paraburgimi-nuhi-ukes/

Nuhi Uka, ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, më 21 tetor në një proces tjetër gjyqësor u lirua nga akuzat për krim të organizuar.

http://kallxo.com/lirohet-nuhi-uka/