Pamje nga ndeshja Bayern Munich- Real Madrid - Foto: Rtv21

Real Madrid triumfon në ndeshjen e parë kundër Bayernit

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena me rezultat 1-2.

Bayern Munich kaluan në epërsi të parët me golin e Joshua Kimmich, e goli i barazimit për Realin erdhi në fund të pjesës së parë nga Marcelo.

Në pjesën e dytë Reali vazhdoi sulmet ndaj bavarezëve, dhe kjo rezultoi me gol në minutën e 57-të, ku pas asistimit të Lucas Vasquez, topin në rrjetë e dërgoi Marco Asensio.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Bernabeu të martën e ardhshme./21Media