Hasan Beqa e Hajdar Podrimaj gjatë një takimi

Reagon vëllai i Hajdar Beqës, nuk mohon 33 përqindëshin

Hasan Beqa, vëllai i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, ka reaguar pas hulumtimit të transmetuar në “Drejtësia në Kosovë” lidhur me përfshirjen e tij në biseda me një biznesmen lidhur me përfitimin e një kontrate komunale.

Hulumtimi tregon se si një biznesmen nga Gjakova pretendon se Hasan Beqa, vëllai i deputetit të PDK-së Hajdar Beqa, i ka kërkuar aksione në kompani për t’i hapur rrugë marrjes së një kontrate nga komuna e Gjakovës.

Hajdar Podrimaj ka provë një mesazh në telefon ku kërkohet dëshmia se aksionet janë bartur në emër të Hasan Beqës.

Hasan Beqa ka reaguar në Facebook  duke thënë se biznesmeni Hajdar Podrimaj po e akuzon për gjëra qesharake.

Ai nuk e ka mohuar asnjëherë që i ka kërkuar këtij biznesmeni 33 përqindëshin e kompanisë, mirëpo e ka quajtur Podrimajn mashtrues pasi kompania nuk është e regjistruar në emrin e tij.

“Akuzë qesharake. Ky Zotri Hajdar Podrimaj më akuzon se nuk kam bashkpunu , nuk i kam ndihmu dhe nuk kam përdorë influencën kinse politike për me fitu një tender qe e paska humbur. Nëse kjo është akuza se qenkam fajtorë po t’i ndihmoja në tender ose do bashkëpunoja me biznes të përbashkët ne këtë tender, ose do kurruptohesha, ose do të korruptoja dikë për këtë tender a do të akuzohesha”, shkroi Beqa në Facebook.

Ai tha se është i lumtur që nuk ka bashkëpunuar me këtë biznesmen e që “nuk është korruptuar duke i marë të holla”.

Ai po ashtu ka mohuar se vëllai i tij deputet ka qenë i përfshirë në tërë këtë çështje.

“Sa i përket pretendimeve të tij që unë ndonjëherë jam thirrë në emër të vëllait Hajdar Beqa, jam i lumtur se ky i inkriminuari që duhet të përgjigjet para drejtësisë nuk mund të dëshmoj se për tërë këto vite qe e njohë ndonjëherë ka mundur me pi vetëm një kafe me vëllaun tim dhe në prezencën time dhe nuk mundet me gjetë asnjë dëshmitar dhe as dëshmi se ndonjëherë unë ose dikush nga familja e ime ka folur në emër të Hajdar Beqes. Kurse nëse ai ka menduar se unë do e keqpërdori emrin e vëllaut deputet është zhgenjyer edhe në këtë rast të cilin fati deshi që të mos e fitojë sepse do na akuzonte edhe për korrupcion”, shtoi në fund Beqa.

Ai e ka akuzuar Podrimën që don ta shkatërrojë familjen Beqaj.

Më poshtë postimi i plotë

 

18 Maj 2019 - 21:05

Behar Mustafa 18/05/2019 - 21:05
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend