Foto: KALLXO.com

Reagon Shpend Ahmeti: Nuk i komentoj gënjeshtrat e Vetëvendosjes

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të Lëvzijes Vetëvendosje se prokuroria ka nisur hetime ndaj tij, për tenderin e furnizimit me qumësht.

Në një përgjigje për KALLXO.com, kryetari Ahmeti ka thënë se nuk i komenton gënjeshtrat e VV-së.

“Nuk i komentoj gënjeshtrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Jemi në përgatitje të padisë për shpifje dhe për kallëzim penal të rrejshëm. Hetimi është procedurë normale kur dikush dërgon kallëzim penal”, është përgjigjur Ahmeti.

Sot më herë gjatë ditës, nëpërmjet një konference për media, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Prokuroria ka nisur hetimet ndaj Shpend Ahmetit për tenderin e qumështit.

https://kallxo.com/vv-flet-per-nisje-te-hetimeve-ndaj-shpend-ahmetit-nga-prokuroria/?fbclid=IëAR2pus4X83NbËTËG4UPsVsNsmbBMnejVEoszHdU_lFeëfYzKO_8YCBFDVlY

 

Ndërsa javën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje kishte ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kundër Shpend Ahmetit.

 

https://kallxo.com/vv-dorezon-kallezim-penal-ndaj-shpend-ahmetit-per-tenderin-e-qumeshtit/

 

E në anën tjetër, pas akuzave të VV-së se Ahmeti ka keqpërdorur buxhetin në tenderin për qumështin, ky i fundit për KALLXO.com kishte thënë se do ta padisë VV-në për shpifje.

https://kallxo.com/shpend-ahmeti-do-ta-padise-vetevendosjen-per-shpifje/