Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti - Foto: KALLXO.com

Reagon Shpend Ahmeti: Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti ka dal me një reagim për çështjen e taksës.

Ahmeti ka thënë se disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror “kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës”.

“Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qëndrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas tij, tash i mbtetet Kosovës të vendos për çështjen e taksës.

“Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, se ekipi negociator ka shprehur gatishmëri për suspendimin e taksës e ka thënë sot Presidenca e Kosovës.

“Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e Zyrës së Presidentit Hashim Thaçi.

Thaçi: Delegacioni i ShBA-ve dhe ekipi negociator duan suspendimin e taksës

 

28 Shkurt 2019 - 16:00

Emirjeta Vllahiu 28/02/2019 - 16:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend