Rexhep Selimi

Reagon Rexhep Selimi Pas Arrestimit të Vëllait

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij.

Ai u arrestua dje rreth orës 18:00 pasi sulmoi një polic.

“Po duket se hakmarrja filloi. Ta shohim deri ku po shkojnë me montime rastesh sikur ky që po e shoh në media. E kam pritur…”, ka shkruar Rexhep Selimi në llogarinë e tij “Facebook”.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se i njëjti është shoqëruar në stacion policor pasi sulmoi një pjesëtar të policisë.

“U arrestua për shkak se grushtoi personin zyrtar dhe nuk përfilli urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, thuhet në sqarimin e organeve të sigurisë./rtv21