Reagon OSBE-ja ndaj përdhosjes së varrezave serbe në Lipjan

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar ndaj përdhosjes së varrezave të serbëve në Lipjan.

OSBE-ja u ka bërë thirrje liderëve vendorë që të reagojnë dhe të dërgojnë një mesazh të qartë kundër këtyre akteve.

“Varret janë të shenjta për anëtarët e familjares dhe komunitetet në përgjithësi dhe çdo përdhosje shkakton ndjenja të forta dhe të dhimbshme. Policia e Kosovës është përgjigjur ndaj këtij rasti dhe ne bëjmë thirrje që të ketë një hetim të shpejtë dhe ndëshkim për këtë akt”, thuhet në reagimin e OSBE-së në Kosovë.