Reagon edhe Isa Mustafa për vrasjen e trefishtë në Prishtinë dhe shembjen në Mitrovicë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas ngjarjeve të sotme, vrasjen e trefishtë në kryeqytet dhe shembjen e një pjese të hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

Në një komunikatë për media nga LDK, ai ka shprehur ngushëllime familjareve për vrasjen e trefishtë në Prishtinë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Jam i tronditur nga lajmi për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë. Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve për vdekjen e tre anëtarëve të familjes”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

I pari I LDK-së ka thënë se është I tronditur nga shembja e një pjese të ‘Adriatikut’.

“Poashtu, më ka tronditur lajmi për shembjen e një pjese të Hotel Adriatikut, një ndër objektet më të vjetra në qytetin e Mitrovicës, me ç’rast një djalë i ri ka mbetur nën gërmadha. Nga informatat që kemi nga Mitrovica, po bëhet një angazhim i madh i të gjithë qytetarëve që ai të gjendet sa më parë. Lutemi që organet të bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar jetën e tij. Me këtë rast bashkëndjejmë me të gjithë familjarët dhe miqtë e tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Tutje, kreu i partisë opozitare ka thënë se duhet të kukohet përgjegjësi nga organet e rendit për ngjarjet e sotme, ndërsa ka thënë se duhet të lutemi që rastet e tilla të mos përsëriten.

“Poashtu, kërkojmë përgjegjësi dhe vigjilencë nga organet e rendit për vrasjet e shpeshtuara dhe nga mbikëqyrësit dhe inspektoratet e ndërtimit për të garantuar sigurinë e ndërtesave.

Rastet e tilla na rëndojnë si shoqëri dhe lutemi që të mos përsëriten më”, thuhet në fund të komunikatës së LDK-së.

22 Prill 2019 - 22:44

Valon Fana 22/04/2019 - 22:44
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend