Reagojnë qytetarët ndaj njoftimit të Komunës se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Menjëherë pas publikimit të lajmit se të gjitha rrugët në qytetin dhe fshatrat e Gjilanit janë të hapura dhe të kalueshme, ashtu siç njoftoi Komuna përmes një komunikate, në adresë të KALLXO.com kanë ardhur informacione se jo të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.

Një qytetar nga Bresalci ka dërguar fotografi, duke thënë se në rrugën e lagjes së tyre nuk kalohet as me traktor e lëre më me veturë.

Banori thotë se është i lagjes “Te Qazimtë”.

https://kallxo.com/te-gjitha-rruget-e-gjilanit-te-hapura-dhe-te-kalueshme/

Rruga, sipas tij, është e pakalueshme edhe kur nuk bie borë, sepse, sipas tij, rruga jo që nuk është e asfaltuar por as zhavorr nuk kanë hedhur autoritetet komunale.

Hera e fundit sipas tij që Komuna ka trajtuar rrugën e lagjes së tyre është në kohë fushate, kur sipas tij zëvendësministri aktual i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, kishte sjellë disa kamionë me zhavorr, më 2013.

Qytetari thotë se në këtë lagje ka edhe banorë të sëmurë dhe të hendikepuar si dhe fëmijë që duhet të shkojnë në shkollën e fshatit nëpër rrugën me baltë.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: