Reagimi i Shoqatës për Energji të Ripërtritshme për kritikat ambientale ndaj hidrocentraleve

“Nuk mund të bëhemi më ambientalistë se Austria”, ishte përgjigja e parë e përfaqësuesit të Shoqatës për Energji të Ripërtëritshme ndaj komenteve të bëra nga ekspertë dhe aktivistë lidhur me dëmet ambientale që po shkaktohen nga ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë.

Adriatik Gacaferri paraqiti disa prova vizuele për dëmet e shkaktuara nga hidrocentralet në grykën e Deçanit, në debatin e moderuar nga Jeta Xharra.

Përveq tij, një gjeografe ambientale u shpreh kundër shfrytëzimit të të gjitha  kapaciteteve ujore për ndërtimin e hidrocentraleve.

Pas kësaj Bekim Shyti nga Shoqata për Energji të Ripërtëritshme tha se edhe në vendet më të zhvilluara evropiane, lumenjtë shfrytëzohen për hidrocentrale.

“Kam dëgjuar shumë reagime, binduni që nuk mund të jemi ne ambientalistë më të mëdhenjë sesa bota, nuk mund të jemi më ambientalistë se sa që është Austria apo Gjermania, Franca, Zvicrra etj.. Ku para 50 viteve, 40 viteve, lumenjtë që kanë qenë të mundur t’i adaptojnë në hidrocentrale, të mesme, të vogla, sigurisht edhe të mëdha, i kanë bërë ato”, tha Shyti.

Ai megjithatë shtoi se është kundër dëmtimit të ambientit dhe nxiti kontroll më të madh në procesin e ndërtimit dhe operimit të hidrocentraleve nga kompanitë vendore apo të huaja.

“ Unë po e shoh Kosovën, që nga paslufta vend i ri i eksperimenteve të shumta. Pavarësisht që përfaqësoj shoqatën jam shumë kundër të ndërtohet një hidrocentral në Prizren apo Valbonë. Mirëpo besoj që Kosova i ka studiu lumenjtë e vet që deri në vitin 2020 të arrijë deri 240 MË energji me ujë, ndërsa sa i përket kontrollit të mbarëvajtjes së punës gjatë ndërtimit dhe pas, ajo është çështje e padiskutueshme dhe jam për çdo formë që të rregullohet dhe të kontrollohet”, tha Shyti.

Çështja e ndërtimit të hidrocentraleve u debatua në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, të moderuar nga Jeta Xharra.

Pjesëmarrës në debat ishin: Besfor Kosova nga KOSID, Gani Berisha nga Ministria e Ambientit, Ellen Frank – Organizata Era Group, Adriatik Gacaferi  nga aktivist nga Decani, Bledor Tolaj, banor, Bekim Shyti nga Shoqata per energji te riperteritshme, Baton Begolli nga Këshilli ndër-ministror për ujë e të tjerë…

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: