Ilustrim

Reagimi i policisë në aksident trafiku - VIDEO

Në Rubrikën “Policia” të emisionit të fundit të “Drejtësisë në Kosovë” u  paraqit reagimi i policisë në një rast të një aksidenti trafiku me lëndime.

Në pamje shihet reagimi i policisë në një aksidenti trafiku i cili kishte ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në pamje shfaqen personat e lënduar nga aksidenti  të cilët barten me ambulancë në QKUK, si dhe policia duke bërë matjet e nevojshme për aksidentin.

Sipas pamjeve, në këtë aksident janë përfshirë  një motoçikletë dhe në automjet.

Sipas zyrtarit policor, nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona, të cilët janë bartur me ambulancë në QKUK.

Rubrikën “Policia” nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: