Rasti ‘Stentat’ - Assesi të Lexohet Aktakuza

Edhe pse aktakuza ndaj 64 punëtorëve shëndetësorë  është  ngritur në qershor të vitit të kaluar, kjo aktakuzë ende nuk ka arritur të lexohet, ndërsa disa prokurorë janë ndërruar.

Sylë Hoxha, prokurori i radhës që po përfaqëson aktakuzën në këtë rast, nuk arriti ta lexojë atë pasi që njëri nga të akuzuarit mungoi në seancë.

Bedri Sahiti nuk u paraqit në gjykatë, ndërsa avokati i tij Gjuran Dema tha se e ka njoftuar gjykatën për mungesën e të akuzuarit.

Gjyqtarj Shadije Gërguri tha se nuk e ka pranuar shkresën e dërguar nga avokati.

“Nuk e kemi pranuar asnjë shkresë për mungesën e Bedri Sahitit, edhe pse tani mbrojtësi i tij ia prezanton me shkrim”, tha gjyqtarja Gërguri.

Avokati Kujtim Kërveshi ngriti çështjen e mungesës së Afrim Bekteshit, i cili figuron në aktakuzë me numrin rendor 46.

“Ju kisha lutur ta kontrolloni procesverbalin sepse më duket se seancën e parë ka qenë”, tha Kujtim Kërveshi.

Gjyqtarja Gërguri tha se Bekteshi nuk është i përfshirë në aktakuzë.

“Në rastin e dorëzimit të aktakuzës gjykata e ka pranuar një njoftim nga prokuroria në lidhje me të akuzuarin, është bërë një gabim teknik dhe emri i tij është i përfshirë në aktakuzë, mirëpo e kemi sqarimin nga ana e prokurorisë”, tha Gërguri.

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë, 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë, 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Pjesë e këtij gjykimi janë ishin ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.