Foto: RTV 21

Rasti ‘Monstra’ Kthehet në Rigjykim

Grupi i gjykatësve në Gjykatën e Lartë i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet, ka votuar pro rikthimit të rastit në Gjykatën Themelore.

Pro këtij vendimi kanë votuar që të pesë anëtarët e grupit të gjykatësve.

Që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet nga fillimi javë më parë u paralajmërua nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila udhëhiqte lëndën, shkruan tv21.tv.

Duke marrë për bazë ankesat e mbrojtjes dhe njëkohësisht duke kryqëzuar provat me rrethanat, por edhe më dëshmitë e siguruara nga materialet e përgjuara, Spasovska kërkoi javë më parë që një organ më i lartë të vendoste për fatin e kësaj lëndeje.

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste.