ARKIV - Nga seanca e gjykimit ndaj Asdren Mekajt. Foto: Kallxo.com

Rasti Mekaj ndahet nga rasti i Tunë Kqirajt

Rasti i Asdren Mekajt do të vazhdon gjykimin si rast i veçantë,  nuk do të bashkohet me rastin e Tunë Kqirajt. etj, Sipas kërkesës së avokatit Tomë Gashi dhe sipas kërkesës së Prokurores Merita Binaj- Rugova.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet me datën 06 dhjetor.

Kallxo.com ditë më parë raportoi rreth mundësisë së bashkimit të rastit Mekaj me atë të Kqirajve.

Avokati i palës së dëmtuar Zef Gruda dhe Pal Gruda dhe prokurorja e rastit kishin kërkuar  që rasti ndaj të akuzuarit për detyrim e shantazh, Asdren Mekaj, të bashkohet me rastin e gjykimit për fajde të njohur si ‘Rasti Kqiraj’.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokat Tomë Gashi, para fillimit të seancës se kaluar e cila u mbajt me datën 23 tetor 2018-të, i dorëzoi kryetarit të trupit gjykues Xheladin Osmani, një parashtresë apo kërkesë për bashkim të çështjes penale të të akuzuarit Asdren Mekaj, dhe me çështjen penale të të akuzuarve në rastin ‘Kqira dhe të tjerët’.

Me këtë kërkesë ishte pajtuar edhe vet prokurorja nga Prokuroria Speciale Merita Binaj – Rugova “Unë kam pasur ndërmend me e parashtru propozimin e njëjtë, por meqenëse përfaqësuesi ishte me i shpejtë në paraqitjen e propozimit, i bashkëngjitëm propozimit duke konsideruar se bashkimi i këtyre dy lëndëve të lartcekura, bashkimi i lëndëve është në interes të të gjitha palëve dhe na mundëson efikasitetin në zhvillimin e procedurës meqenëse palët e dëmtuara janë të njëjta dhe ngjarja është e ndërlidhur”, pati deklaruar Binaj- Rugova.

https://kallxo.com/lenda-e-asdren-mekajt-mund-te-bashkohet-ne-gjykate-me-rastin-per-fajde-ndaj-kqirajve/